Polici u godit për vdekje me veturë nga një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, Policia kufitare jep detaje

Një zyrtar policor ka ndërruar jetë pas goditjes që ka marrë nga një veturë në pikën kufitare në Vërmicë, shkruan Zeri.info.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ora 02:40 të ditës së sotme, përderisa thekson se, i dyshuari ka qenë shtetas i Shqipërisë, i cili është dërguar në mbajtje.

“Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

PPK Vërmicë 29.06.2206-02:40. Raportohet se një person është godit nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Zëri