Madonna sfidon moshën me paraqitjen e saj në shfaqjen e Saint Laurent

Madonna tërhoqi vëmendjen teksa mbërriti në shfaqjen e Saint Laurent gjatë Javës së Modës për Meshkuj në Paris të martën.

Mbretëresha e Pop-it, Madonna, 67 vjeçe, sfidoi moshën me paraqitjen e saj teksa kishte veshur një fustan të shkurtër prej dantelle të kuqe, të kombinuar me taka rozë.

Ajo u ul në rreshtin e parë së bashku me të ftuar të njohur si Kate Moss, Rami Malek, Charli XCX dhe Austin Butler në ambientet e Bourse de Commerce.

Këngëtarja ndau një përqafim të ngrohtë me ikonën tjetër, Charli XCX, e cila gjithashtu kishte zgjedhur një veshje të kuqe tërheqëse.

Së fundmi, Madonna foli hapur për traumat familjare dhe la të kuptohej se kishte pasur një krisje në marrëdhënien me vajzën e saj të madhe, Lourdes Leon, në një intervistë të re.

Në një bisedë të gjerë për revistën Interview Magazine, këngëtarja pranoi se albumi i saj i ri, Confessions II, u frymëzua nga vdekja e vëllait të saj, Christopher Ciccone, dhe e njerkës së saj, Joan Ciccone.

“Kisha shumë gjëra që po ndodhnin në jetën time personale. Vëllai im ishte shumë, shumë, shumë i sëmurë dhe njerka ime, me të cilën kisha pasur një marrëdhënie shumë traumatike gjatë gjithë fëmijërisë sime, sapo kishte ndërruar jetë,” tha ajo për revistën.

“Është e vështirë për mua të shkruaj një këngë pa përmbajtje. Duhet të tregoj një histori. Kështu që shkrova për shumë trauma familjare dhe më pas filluam të krijonim muzikë dance.”

Më pas, ajo la të kuptohej se mund të ketë pasur probleme në marrëdhënien me vajzën e saj Lourdes, e cila figuron si bashkautore në album.

“Kënga që shkrova me vajzën time, Lolën. Ajo më propozoi të shkruanim një këngë së bashku si një mënyrë për të shëruar marrëdhënien tonë. Ishte një moment shumë i rëndësishëm dhe më bindi se tani ishte koha e duhur për të realizuar këtë album,” tha ajo në mënyrë disi enigmatike.