Starmeri i emocionuar pas dorëheqjes, përqafon bashkëshorten
Keir Starmer ka njoftuar dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëheqës i Partisë Laburiste.
Në një deklaratë pas njoftimit, Starmeri u shpreh se pas largimit nga “posti më i madh në vend”, ai do të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.
“Do të jem bashkëshorti më i mirë që mundem, për gruan time të mrekullueshme Vic, e cila ka qenë mbështetja ime në çdo kohë”, tha ai, duke shtuar se do të përkushtohet edhe më shumë ndaj fëmijëve të tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Dhe do të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi, që janë krenaria dhe gëzimi im”, u shpreh Starmeri, i emocionuar gjatë deklaratës, para se të përshëndeste bashkëshorten dhe të kthehej në rezidencën e tij në Downing Street.