Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë
Në Prishtinë është raportuar një rast i dyshuar për sulm seksual dhe asgjësim ose dëmtim i pasurisë së huaj.
Sipas raportit ditor të Policisë, dje një ankues ka deklaruar se i dyshuari, gjithashtu mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprat e lartcekura ndaj një gruaje.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thotë PK-ja.