Zhduket një burrë në Ferizaj

Një grua në Ferizaj ka raportuar bashkëshortin e saj sit ë zhdukur.

Rasti është raportuar me datë 19.06.2026 rreth orës 08:30, raporton Zeri.info.

Në Polici gruaja tha se burri i saj është me të meta mentale dhe se i njëjti edhe më herët kishte dalë nga shtëpia, por ishte kthyer prapë, ndërsa kësaj radhe i njëjti nuk dihet se ku gjendet.

“Rasti nën hetime”, bën të ditur Policia. /Zëri