Vuçiqi paralajmëron dorëheqjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se mund të japë dorëheqje nga posti i presidentit brenda 3 deri në 4 muajve të ardhshëm.

Në një intervistë për Radio Beogradin, Vuçiqi tha se po përgatitet të tërhiqet nga detyra, duke theksuar se ky vendim nuk do të vijë si surprizë.

“Kam plan të jap dorëheqje, do t’ju njoftoj për këtë, nuk do të ketë surpriza për askënd. Kam filluar tashmë të paketoj librat në rezidencën presidenciale — kam shumë prej tyre. Do të dhuroj 1,200 libra që i kam marrë gjatë mandatit tim”, është shprehur ai.

Vuqiçi shtoi se po shqyrton edhe pasardhës të mundshëm nga partia në pushtet, duke theksuar se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një kandidat i aftë për të fituar zgjedhjet.

Ai gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë që vetë të kandidojë për postin e kryeministrit në të ardhmen. /Zëri