Vëllai i Faton Pecit, Valoni bëhet deputet

Valon Peci nga Guxo është në mesin e 49 deputetëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Valoni, i cili është vëllai i kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, ka marrë 12.868 vota nga zgjedhjet e 7 qershorit dhe radhitet si i 45-ti më i votuar.

Peci do të jetë një prej deputetëve që do të bëhen pjesë e Kuvendit për herë të parë. /Zëri