Këto çmime shënuan rritje në Kosovë gjatë majit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se inflacioni vjetor në muajin maj 2026 ka arritur në 6,8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ASK-së, rritjen më të madhe të çmimeve e kanë shënuar transporti me 14,1 për qind dhe strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse me 13,2 për qind, transmeton Zeri.info.

Rritje të ndjeshme janë regjistruar edhe te:

Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët – 5,6%

Restorantet dhe shërbimet e akomodimit – 5,3%

Ushqimet dhe pijet joalkoolike – 5,1%

Shëndetësia – 4,1%

Mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore – 3,6%

Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme – 3,0%

Rekreacioni, sporti dhe kultura – 2,7%

Veshjet dhe këpucët – 2.4%

Informacioni dhe komunikimi – 0,2%

Ndërkaq, i vetmi grup ku është regjistruar ulje e çmimeve krahasuar me majin e vitit 2025 janë shërbimet arsimore, të cilat kanë shënuar rënie prej 0.6 për qind.

Të dhënat tregojnë se transporti dhe kostot e energjisë vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e përgjithshme të çmimeve në Kosovë. /Zëri