Sekuestrohen dy sprej OC në Bërnjak, intervistohet një shtetas i Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 8 qershor 2026, rreth orës 11:20, është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar, shtetas i Serbisë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të tij janë gjetur dhe sekuestruar dy sprej OC (sprej me substancë irrituese), transmeton Zeri.info.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Zëri