Kosova e shënon edhe golin e dytë, Rrahmani shënon nga penalltia
Kombëtarja e Kosovës e ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës.
Për 2-0 tashmë ka shënuar sulmuesi Albion Rrahmani.
Rrahmani shënoi në minutën e 51-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 41-të, nga goditja e dënimit.
Edhe ky, si Asllani, golin ia dedikoi ish-futbollistit të ndjerë, Fatjon Bunjakut, i cili ndërroi jetë sot nga një aksident trafiku.