Kosova kalon në epërsi ndaj Andorrës, Asllani shënon supergol nga goditja e dënimit

Kombëtarja e Kosovës ka dalë në epërsi, në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës.

“Dardanët” kanë dalë në epërsi, me golin e ‘krijuar’ nga Fisnik Asllani.

Asllani shënoi nga goditja e dënimit, me një super goditje, që fillimisht shkoi në shtyllë e më pas u fut në gol, pasi i ra portierit andorras në shpinë.

Golin e tij, Asllani ia dedikoi të ndjerit, ish-futbollistit, Fatjon Bunjakut, që vdiq sot në një aksident trafiku.

Asllani shënoi në minutën e 41-të, teksa tashmë është mbyllur pjesa e parë me shifrat prej 1-0, për Kosovën.