“Kanga Jonë 2026” rikthehet në Prishtinë më 24 qershor

Koncerti tradicional “Kanga Jonë 2026” do të mbahet më 24 qershor në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të muajit të çlirimit dhe nën patronatin e Kryeqytetit.

Edicioni i sivjetmë i koncertit i kushtohet tre emrave të njohur të muzikës shqiptare, Muharrem Qenës, Pranvera Badivukut dhe Reshat Randobravës. Në skenë do të performojnë artistë të njohur si Aurela Gaçe, Alma Bektashi, Vesa Luma, Alban Nimani, Elina Duni, Den Abazi, Jehona Sopi, Adhurim Grezda dhe të tjerë.

Artistët do të sjellin për publikun këngë të njohura të muzikës shqiptare të viteve ’60 dhe ’70, të shoqëruara nga Orkestra Libertas nën dirigjimin e Edon Ramadanit.

Koncerti do të nisë në orën 20:30, ndërsa mbrëmja do të moderohet nga Vesa Luma dhe Drini Zeqo.