Genc Nuza ndan drejtësinë në miqësoren Shqipëri–Luksemburg
Janë zyrtarizuar emrat e arbitrave për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Shqipëria në fillim të muajit qershor në stadiumin “Air Albania”.
Përballja ndaj Izraelit, e cila luhet më 3 qershor nga ora 20:00, do të drejtohet nga arbitri malazez Milos Savoviq. Asistentë të tij do të jenë Marko Gojkoviq dhe Vladislav Radenoviq, ndërsa Juxhin Xhaja është caktuar arbitër i katërt.
Ndërkohë, miqësorja mes Shqipëria dhe Luksemburgut, që zhvillohet më 6 qershor në orën 20:00, do të gjykohet nga një ekip arbitrash nga Kosova.
Në krye të kësaj sfide do të jetë Genc Nuza, i ndihmuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, teksa Eldorjan Hamiti do të ketë rolin e arbitrit të katërt.