Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë

Sot (e premte) do të zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, mes Lirisë dhe Dinamos.

Duel ky që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për edicionin e ardhshëm.

Në përballjen e sotme, Liria, që e mbylli kampionatin në pozitën e tretë, do të takohet me Dinamo Ferizaj, skuadrën e renditur në vendin e katërt.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në orën 16:00.

Fituesi i këtij dueli do të sigurojë të drejtën për të luajtur ndeshjen finale të barazhit ndaj skuadrës që e përfundon Superligën në pozitën e tetë, për ta përcaktuar ekipin e fundit pjesëmarrës në elitë sezonin e ardhshëm.

Gara për mbijetesë në Superligë mbetet ende e hapur, pasi përveç Llapit, në rrezik matematikisht vazhdojnë të jenë edhe Drenica, Dukagjini, Gjilani dhe Prishtina. /Zëri