Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Zvicrane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Dhunim” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane.
I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësis policore nga rajoni kompetent, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.