Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurove për dy kategoritë.
Kategoritë për të cilat janë ekzekutuar shtesat janë pensionistët dhe fëmijët, transmeton Zeri.info.
Po ashtu Qeveria në detyrë ka bërë të ditur ditë më parë se shtesa prej 100 eurove do të ndahen edhe për punëtorët e sektorit jopublik dhe studentët, por të njëjtët duhet të aplikojnë për të përfituar nga këto shtesa. /Zëri