Shtetasi serb i sulmon fizikisht dy të mitura në Leposaviq
Një i dyshuar shtetas i Serbisë ka sulmuar fizikisht dy të mitura.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 23:35 në Leposaviqm raporton Zeri.info.
“Leposaviq 22.05.2026 – 23:35. I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, ka sulmuar fizikisht dy të mitura. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur. Ndërsa viktimat nuk kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri