Gjendet një person pa shenja jete në Skenderaj, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete të martën [19 maj] në Skenderaj.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 12:40, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri