Lushtaku kujton me nderime dëshmorin Malush Ahmeti

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar me krenari jetën dhe veprën heroike të Malush Ahmetit.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku u shpreh se sakrifica e tij sublime mbetet ndër themelet më të forta të shtetit dhe lirisë që gëzojmë sot. /Zëri

Postimi i plotë:

Sot, me respekt të thellë dhe krenari të veçantë, kujtojmë jetën dhe veprën heroike të Malush Ahmetit.

Si luftëtar i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai dha gjithçka për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e popullit tonë. Sakrifica e tij sublime mbetet ndër themelet më të forta të shtetit dhe lirisë që gëzojmë sot.

Amaneti i dëshmorëve dhe gjaku i tyre na obligojnë që çdo ditë të punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi për vendin tonë.

Lavdi e përjetshme Malush Ahmetit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

SL