Publikohen çmimet e derivateve, vazhdon rënia e naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 13.05.2026.

Ka rënë edhe për një cent çmimi i naftës në Kosovë, krahasuar me të martën, ka bërë të ditur MINTI.

Sot (e mërkurë) nafta në vend shitet 1.59 euro për litër, benzina 1.49 euro për litër dhe gazi 0.77 euro për litër.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.