Humb jetën personi i aksidentuar nga treni në Jagodë të Klinës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes trenit të udhëtarëve dhe një makine pune në fshatin Jagodë të Klinës.

Në aksidentin e ndodhur më 6 maj, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht në spitalin rajonal në Pejë, por për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 13.05.2026, rreth orës 03:50, jemi njoftuar se personi i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë, këtë e kanë konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë, pa ndërhyrje:

Më datë 06 maj 2026 rreth orës 12:40, Policia është informuar se në fshatin Jagodë-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes trenit të udhëtareve dhe një makinë pune.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar që si pasoje e aksidentit një (1) person ka pësuar lëndime të rënda trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK- Prishtinë.

Me datë 13.05.2026, rreth orës 03:50, jemi njoftuar se personi i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë, këtë e kanë konstatuar ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion. /Zëri