Tre burra dhe një gjermane arrestohen në Graçanicë, u kapën me drogë
Janë arrestuar në Graçanicë tre shtetas kosovarë, dhe një femër shtetase gjermane, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e marihuanës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Graçanicë / 12.05.2026 – 23:07. Janë arrestuar tre meshkuj kosovarë dhe një femër Gjermane, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri