Përfundon në mbajtje personi që dyshohet se kërcënoi ish-gruan në Obiliq
Një rast i kanosjes është raportuar të dielën pasdite në Obiliq, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për kërcënime.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30.
Viktima, femër kosovare, ka raportuar se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuar mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Obiliq, 11.05.2026-14:30. Është raportuar se një femër kosovare është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.