PDK-ja ia “lë” Fatmir Limajt derën hapur për të ardhmen
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar arsyet për mosfutjen në listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershor të Fatmir Limajt dhe Nismës Socialdemokrate.
Ai ka thënë se kryesia e PDK-së, ka vendosur në këtë mënyrë, por që nuk e ka përjashtuar mundësinë që ky disponim të ndryshojë për zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen ato.
“E presim dhe e mirëpresim kontributin që do të jape për PDK-në, Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje .. Kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka thënë Hamza.