Marta Kos: Ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të martën në Bruksel se zgjerimi mbetet prioritet i BE-së, por nuk i përmendi Kosovën dhe Bosnjën në komentet e saj.
"Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe, nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë edhe ne duhet të japim rezultate", tha Kos.
Ajo njoftoi disbursimin e afro 200 milionë eurove për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Planit të Rritjes.
Kos përmendi gjithashtu se "javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA."
Takimi u mbajt në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel.