Rrahmani: OJQ-të serbe përfituan qindra mijëra euro nga Qeveria, OVL UÇK-ja zero
Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se disa organizata joqeveritare serbe kanë përfituar 619.690.98 euro nga qeveria “Kurti” dhe institucionet e tjera publike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai shtoi se OVL UÇK-ja nga Qeveria ka përfituar zero euro.
“Ndërkohë, organizata që përfaqëson veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – OVL e UÇK-së – nuk ka përfituar asnjë euro nga Qeveria”, shkroi ai.