Aktivistët e flotiljes së Gazës lirohen nga paraburgimi në Izrael
Dy aktivistë të arrestuar muajin e kaluar kur forcat izraelite ndërprenë flotën me të cilën po udhëtonin për në Gaza, pritet të deportohen në ditët në vijim pasi u liruan nga paraburgimi i sigurisë të shtunën, thanë avokatët e tyre.
Saif Abu Keshek, një shtetas spanjoll, dhe braziliani Thiago Avila u ndaluan nga autoritetet izraelite më 29 prill dhe u sollën në Izrael, shkruan Reuters.
Aktivistët ishin pjesë e një Flotile të dytë Globale Sumud të nisur nga Spanja më 12 prill për të provuar të thyejë bllokadën e Izraelit ndaj Gazës duke dërguar ndihma në enklavë.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se Abu Kesek dyshohej për lidhje me një organizatë terroriste dhe Avila dyshohej për aktivitet të paligjshëm. Të dy i mohuan akuzat.