Abdixhiku njofton se nesër bashkë me Vjosa Osmanin mbajnë “tubimin e bashkimit”

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka thënë se nesër në orën 18:00 do të mbajnë tubimin e përbashkët me Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se ky do të jetë “tubimi i bashkimit” ku bashkë me Osmanin do t’iu drejtohen përkrahësve të LDK’së.

“Do t’iu drejtohemi mbështetësve tanë”, ka deklaruar Abdixhiku.