Haradinaj përkujton komandant Drinin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin Ekrem Rexha – Drini në ditën e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se Drini ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme.

Haradinaj u shpreh se humbja e tij ishte një goditje e madhe për vendin dhe një dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët.

Po në këtë datë, i pari i AAK-së kujtoi edhe Betejën e Llapushnikut, e zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998, ndër betejat më të lavdishme të Luftës sonë Çlirimtare. /Zëri

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Ekrem Rexha – Drini ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme. I afërt dhe i respektuar nga të gjithë, humbja e tij ishte një goditje e madhe për vendin dhe një dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët.

8 maji na kthen në kujtesë vitin 1999, motrat dhe vëllezërit e fshatrave Kashicë, Staradran dhe Terstenik, që me sakrificën e tyre u bënë gur themel i shtetit që e gëzojmë sot.

Po në këtë datë, kujtojmë Betejën e Llapushnikut, e zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998, ndër betejat më të lavdishme të Luftës sonë Çlirimtare. Kjo betejë shënoi një kthesë me rëndësi në zhvillimin e luftës frontale, duke i ndërprerë armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit. Me përulje e respekt kujtojmë dhe nderojmë 47 Dëshmorë dhe 54 Martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës.

Njëkohësisht, në ditën e tyre kujtojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë.

Gjaku i tyre u bë themel i lirisë sonë dhe kujtimi për ta do të mbetet i gjallë brez pas brezi.

Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!