Ekstradohet një person nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është bërë ekstradimi i një shtetasi maqedonas për në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte i kërkuar nga INTERPOL-i.
Ai kërkohej për veprën penale “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.
Bëhet e ditur se ekstradimi u realizua sipas ligjit në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.
“Policia e Kosovës, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktiviteteve tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim. /Zëri