Formacionet zyrtare: Bayern Munich - PSG
Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e dytë gjysmëfinale mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, një duel i shumëpritur që pritet të vendosë finalistin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich do të zbresë në fushë me këtë 11-she:
Në portë Manuel Neuer, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Josip Stanišië, Jonathan Tah, Dayot Upamecano dhe Konrad Laimer.
Mesfusha përbëhet nga Joshua Kimmich dhe Aleksandar Pavlovië, me treshen ofensive Michael Olise, Jamal Musiala dhe Luis Díaz pas sulmuesit kryesor Harry Kane.
Paris Saint-Germain përgjigjet me këtë formacion:
Në portë Matvey Safonov, ndërsa në mbrojtje janë Nuno Mendes, Willian Pacho, Marquinhos dhe Warren Zaïre-Emery.
Në mesfushë luajnë João Neves, Vitinha dhe Fabián Ruiz, ndërsa në repartin ofensiv janë Khvicha Kvaratskhelia, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué.
Ndeshja zhvillohet sot në orën 21:00 dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli, me të dy skuadrat që synojnë finalen dhe nuk kanë vend për gabime.