Qëndroi një muaj atje, Tayna thotë se e mori një afrikane në Kosovë dhe e bëri asistente
Artistja e njohur, Tayna, ka ndarë më shumë detaje rreth përvojës së saj gjatë pushimeve njëmujore në Afrikë, një udhëtim që duket se ka qenë ndër më të veçantët për të deri më tani.
Gjatë qëndrimit të saj për disa javë në Tanzani, këngëtarja jo vetëm që shijoi natyrën, kulturën dhe stilin e jetesës atje, por krijoi edhe lidhje të afërta me njerëzit vendas.
Ajo është shprehur se mikpritja dhe energjia pozitive e komunitetit afrikan e kanë bërë të ndihet shumë e mirëpritur dhe e frymëzuar.
Një nga momentet më interesante që Tayna ka zbuluar lidhet me një vajzë atje.
E impresionuar nga personaliteti dhe përkushtimi i saj, reperja vendosi ta marrë atë si asistente personale.
Në një intervistë për prezantuesen Alketa Vejsiu, Tayna tregoi se vajza tashmë ka mbërritur në Kosovë, pasi u përfundua dokumentacioni i nevojshëm për udhëtim dhe qëndrim.
Ajo e përshkroi asistenten e saj si “njeriun më të lumtur”, duke nënkuptuar se është përshtatur shumë mirë me ambientin e ri dhe po e shijon përvojën në Kosovë.