KRU Prishtina: Borxhi i ujit është 45 milionë euro, faturat e papaguara janë një rubinet më pak nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ngritur alarmin për nivelin e lartë të borxhit nga faturat e papaguara të ujit, i cili ka arritur në rreth 45 milionë euro. Sipas kompanisë, kjo situatë është rezultat i viteve të tëra të mospagesave dhe mungesës së përgjegjësisë nga një pjesë e konsumatorëve.

Në reagimin e saj publik, ujësjellësi thekson se ky borxh po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e shërbimeve, duke rrezikuar investimet dhe përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë. Ata paralajmërojnë se vazhdimi i kësaj gjendjeje mund të sjellë pasoja konkrete për qytetarët, përfshirë uljen e cilësisë së shërbimeve.

Kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shlyejnë detyrimet financiare, duke rikujtuar se uji është një shërbim thelbësor për jetën dhe duhet trajtuar me përgjegjësi. Sipas tyre, pagesa e rregullt e faturave është e domosdoshme për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit dhe furnizim të pandërprerë për të gjithë.