Nis mbledhja e bordit të RTK-së, pritet zgjedhja e kryetarit dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm

Ka filluar mbledhja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit të bordit.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të emërohet edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.