Arsenal – Atletico Madrid, përballja vendimtare për finalen e Ligës së Kampionëve
Sonte e (martë) do të zhvillohet përballja vendimtare mes Arsenalit dhe Atletico Madridit.
Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Emirates” dhe fillon në orën 21:00.
Rezultati aktual është i barabartë 1-1 nga ndeshja e parë, e cila u zhvillua në “Metropolitano”.
Pritet të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante, pasi të dyja skuadrat do të synojnë finalen e Ligës së Kampionëve, ku atje do të përballen me fituesin e ndeshjes Bayern Munich - PSG. /Zëri