Të dënuar me rreth 12 vjet burgim për drogë, arrestohen dy persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi janë dënuar me rreth 12 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, në Itali dhe në Shqipëri.
43-vjeçari K.H është arrestuar në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
“Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”.
Ndërsa 26-vjeçari, F. B është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.