Zyhrije Pllana emërohet drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka emëruar Zyhrije Pllanën drejtoreshë të Investimeve Kapitale.

Rama ka thënë se ky është një rol i rëndësishëm, por që Pllana me një përvojë të gjatë në institucione është e denjë për këtë pozitë.

“Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në Kryeqytet, Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale, duke kontribuuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike”, u shpreh i pari i kryeqytetit.

Rama ka falënderuar po ashtu Sokol Havollin për kontributin e dhënë deri tani në këtë pozitë. /Zëri