Largohet nga puna drejtori i Policisë së Durrësit, pas aksidentit të rëndë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka larguar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, të pezulluar nga puna janë edhe Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të Durrës.
“Menjëherë pas ngjarjes, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftim.