Kaula Haziri e artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut në Kroaci

Garuesja e boulingut nga Kosova, Kaula Haziri, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut, i cili u mbajt në Zapreshiq të Kroacisë.

Nga gjithsej 30 garuese, Haziri u kualifikua në fazën Masters së bashku me shtatë garuese të tjera.

 Në fazën me eliminim direkt, ajo arriti tri fitore radhazi, duke u kurorëzuar me medaljen e artë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka uruar sportisten, trajnerin Nysret Haziri dhe Federatën e Boulingut të Kosovës për këtë sukses ndërkombëtar.