Publikoi armë në Snapchat, arrestohet një grua në Gjakovë

Një grua nga Gjakova ka përfunduar në pranga pasi publikoi një video në Snapchat, në të cilën shfaqej me armë zjarri.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:30 në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Gjakovë 01.05.2026 – 13:30. E dyshuara femër kosovare ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarri. Nga e dyshuara është konfiskuar arma-pistoletë me dy karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri