Arrestohet një person, dyshohet për disa raste vjedhjesh në Pejë
Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjes së rëndë dhe vjedhjes së thjeshtë.
Sipas njoftimit policor, gjatë periudhës 19–25 prill 2026, në lokacione të ndryshme janë raportuar raste vjedhjesh, ku janë marrë rimorkio, aparate për pastrim të automjeteve, mjete pune si dhe derivate të naftës, raporton Zeri.info.
“Pas një hetimi intensiv nga njësitë hetimore të Stacionit Policor në Pejë, më 27 prill 2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për këto raste. Veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri