Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës është gjetur pa shenja jete një burrë në Prizren, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia njofton se tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Prizren / 27.04.2026 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri