Mbi 500 mijë kg materiale të riciklueshme të grumbulluara nga fondacioni “Golden Eagle & Frutex”
Brenda një periudhe 12-mujore, njësia “Golden Eco”, në kuadër të fondacionit “Frutex & Golden Eagle”, ka arritur të grumbullojë gjithsej 521.215 kilogramë materiale të riciklueshme, duke gjeneruar një vlerë financiare prej 64.654 eurove.
Sipas të dhënave të bëra publike, një pjesë e këtij buxheti është riinvestuar në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet, duke përfshirë furnizimin me 60 kontejnerë me kapacitet 240 litra, 20 kontejnerë me kapacitet 1000 litra, si dhe shpërndarjen e 27.000 fletoreve për nxënësit.
Nga fondacioni bëhet e ditur se së shpejti pritet të nisin edhe projekte të reja në kuadër të nismave mjedisore dhe edukative.
“Ky nuk është vetëm një numër, por një ndikim i prekshëm në komunitet”, thuhet në njoftim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit për riciklimin. /Zëri