Vëllai i Liridona Ademajt: Vendimi sot na ka lehtësuar dhimbjen

Vëllai i Liridona Ademajt ka folur para mediave pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ademaj tha se vendimi ia ka lehtësuar dhimbjen familjes, ndërsa shtoi se ishte dënim që ka pritur jo vetëm familja, por e gjithë Kosova, transmeton Zeri.info.

“Ky vendim shkon për Liridonën, për fëmijët e saj të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre. Ky dënim është për të gjithë ata që mundohen të bëjnë një krim të tillë”.

“Vendimi na ka lehtësuar dhimbjen edhe neve si familje, ishte dënim që e ka pritur gjithë Kosova, jo vetëm ne”, tha ai. /Zëri