Anne Hathaway shpallet gruaja më e bukur në botë nga revista People
Anne Hathaway është shpallur nga revista People si Gruaja Më E Bukur, duke u shfaqur në kopertinën e numrit të majit.
Në intervistën shoqëruese, aktorja 43-vjeçare – e cila së fundmi hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje plastike – foli për filmat, martesën dhe këndvështrimin e saj mbi bukurinë.
“Një regjisor më tha njëherë këtë: Bukuria mund të përmbajë brenda saj edhe shëmtinë, për sa kohë që përmban të vërtetën. Kështu që për mua, bukuria gjithmonë qëndron brenda këtyre kufijve”, u përgjigj ajo kur u pyet se si e përkufizon të bukurën.
Aktorja e njohur gjithashtu tregoi se si ruan formën fizike, duke vlerësuar trajneren e saj personale, Monique Eastwood.
“Më pëlqen shumë të stërvitem me Monique Eastwood,” u shpreh ajo. “Ajo është një gjeni. Ka qenë balerinë, ndaj ka kombinuar baletin, HIIT, Pilates dhe yogën”.
Nëna e dy fëmijëve shtoi: “Jam shumë me fat që kam mundësinë të bëj seanca private me të. Kemi mbi katër vite që punojmë bashkë dhe ajo ka ndryshuar gjithçka për mirë.”
Ajo ka dy djem, Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç, me bashkëshortin e saj, Adam Shulman, 45 vjeç.
“E di që jo të gjithë ata që duan të bëhen prindër e kanë këtë mundësi. Jam e mahnitur nga sa me fat jam. Për mua shkoi shumë mirë dy herë, dhe kjo është vërtet fat,” u shpreh ajo në lidhje me shtatzënitë.
Hathaway gjithashtu i dha meritë bashkëshortit të saj, me të cilin u martua në vitin 2012, që kujdeset për gjithçka në shtëpi ndërsa ajo punon.