Lampardi shpallet trajneri i sezonit në Championship

Trajneri i Coventry City, Frank Lampard, është shpallur trajneri më i mirë i sezonit në Championship, pasi udhëhoqi ekipin drejt rikthimit në elitë.

Coventry siguroi ngjitjen në Premier League pas barazimit 1:1 ndaj Blackburn Rovers. Ky është rikthimi i parë i klubit në ligën më të lartë angleze që nga sezoni 2000/01.

Lampard është shprehur i emocionuar pas arritjes, duke vlerësuar punën e lojtarëve dhe mbështetjen e tifozëve.

Gjithashtu ai ka falënderuar ish-trajnerin Mark Robins dhe pronarin Doug King për kontributin në këtë sukses.