Pezullohet përkohësisht peshkimi i krapit në lumenjtë dhe liqenet e Kosovës

Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës ka njoftuar  për pezullimin e përkohshëm të peshkimit të llojit të peshkut “krap” në të gjitha liqenet dhe lumenjtë e Kosovës.

Sipas njoftimit të kësaj federate, vendimi ka hyrë në fuqi nga data 15 prill.

“Luten të gjithë peshkatarët që të respektojnë me përpikëri rregulloren në fuqi dhe të veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse.

Mosrespektimi i këtyre rregullave mund të sjellë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thonë nga kjo federatë.