Irani arreston 127 persona të dyshuar për sabotim dhe spiunazh

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit arrestoi të paktën 127 persona në të gjithë vendin, të cilët pretendonte se ishin të lidhur me Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Izraelin, dhe se po “përgatitnin terrenin për një sulm ushtarak nga armiku”.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim, IRGC arrestoi shtatë të dyshuar në provincën e Azerbajxhanit Lindor, duke pretenduar se ata “po përgatitnin armë dhe po planifikonin aktivitete sabotimi, ndërsa gjithashtu u dërgonin koordinata të vendeve të tjera kontaktet e tyre jashtë vendit”.

69 individë të tjerë u arrestuan në provincën Mazandaran, ndërsa në provincën Kerman u identifikuan 51 të tjerë, përfshirë tre “ekipe spiunazhi”, shtoi ajo.

Teherani ka arrestuar dhjetëra njerëz me akuza për spiunazh pas luftës SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt, e cila ka vrarë më shumë se 3,000 njerëz.

Një ligj i përforcuar së fundmi për spiunazhin u lejon autoriteteve të vendosin dënimin me vdekje ndaj atyre që akuzohen për spiunazh dhe të konfiskojnë pasurinë e tyre. /euronews