Shpërthim i fortë në një nënkalim në një qytet gjerman, një viktimë dhe disa të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm në një nënkalim në qytetin jugperëndimor gjerman Völklingen ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, ndërsa forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën për arsye sigurie.
Autoritetet lokale konfirmuan se situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet më rrezik për publikun.
Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë. Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë që incidenti të jetë rezultat i një aktiviteti kriminal, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota.
Völklingen është një qytet me rreth 40 mijë banorë, i vendosur pranë kufirit me Francën. /abcnews