Edhe Dardan Cena eliminohet nga Kampionati Evropian i Xhudos

Pas Laura Fazliut, edhe Dardan Cena është eliminuar nga Kampionatin Evropian i Xhudos, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudisti kosovar u ndal në rundin e tretë, pasi kaloi pa luftë në të parin, kurse triumfoi në të dytin.

Në rundin e tretë Cena u mposht nga xhudisti nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov me Ippon.

Në anën tjetër, në garë ka mbetur vetëm Akil Gjakova, i cili aktualisht është në fazën çerekfinale. /Zëri